7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZIADIN SELA NË “FAX NEWS”: SËRBIA KA SHKAKTUAR QINDRA MIJËRA VIKTIMA, PA...

ZIADIN SELA NË “FAX NEWS”: SËRBIA KA SHKAKTUAR QINDRA MIJËRA VIKTIMA, PA NJOHJEN E KOSOVËS DHE KËRKIM FAJLE S’KA OPEN BALLKAN

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një lidhje direkte për “Fax News” u prononcua rreth samitit “Ballkani i Hapur” i cili u mbajt në Ohër ditë më parë ku u takuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe nikoqiri i kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, përcjell in7

Sela theksoi se Sërbia ka shkaktuar qindra mijëra viktima, pa njohjen e Kosovës dhe kërkim fajle s’ka Open Ballkan.

“Në lidhje me Open Balkan jam deklaruar si kryetar i Aleancës për Shqiptarët që para dy vitesh dhe mendoj që është një hap i përshpejtuar dhe i gabuar i politikbërjes shqiptare këtu në rajon. Besoj që gjithësecili e ka të qartë dhe gjithësecili e thotë që Open Balkan patjeter se duhej të shkojë nëpërmjet Prishtinës e jo nëpërmjet Tiranës për ate se në kuadër të kësaj nisme rajonale janë dy shtete të cilët nuk kanë njohje reciproke që është kushti elementarë për vendosje të marrdhënjeve ekonimike. Natyrisht që edhe rajoni nuk është sot, rajoni është i ngarkuar edhe me probleme nga e kaluara dhe si çdo njeri dhe qenie njerëzore ne nuk mund ti lejmë në të haruar të kaluarën për shkak se për të vetmin efekt për të mos lejuar të na ripërsëritet e njejta. Kur flasim te e kaluara, këto dy shtete të cilat nuk e kanë njohur njëri tjetrin, njëri shtet konkret Serbia ka pas vetes me qindra e me miliona viktima shqiptar. Prandaj Open Balkan duhet parë edhe në këtë prizëm natyrisht që Open Balkan nuk është vetëm një Union ekonomikë i idejuar, dhe as Unioni ekonomiku nuk do ta quaja përshkak se nëse flasim për aspektin ekonomik Open Balkan elementi që mua më mungon dhe që nuk është deklaruar nga asnjë përfaqësues i vendeve të cilët e përkrahin iden e Open Balkan se çka do të bëhet me defiçitin e shkëmbimit tregëtar dhe dihet kjo brënda për brënda këtyre shteteve ekonomisë së Serbisë është ndarë për ti konkuruar çdo pjesëtar i cili nga Balkani Perendimorë dhe prandaj nuk mundet që në mënyrë kaq të thjeshtë dhe të ngutshme të pranohen idetë e këtilla”, tha mes tjerash Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments