23.9 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Ministritë që po priten të udhëhiqen nga VLEN, shqiptarët i...

Ziadin Sela: Ministritë që po priten të udhëhiqen nga VLEN, shqiptarët i kanë zhveshur nga kompetencat, kjo vetëm po na dobëson si popull.

I ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike. Sela ka theksuar se ministritë që pritet të marrë VLEN-i janë duke u zhveshur nga kompetencat e tyre, duke i lënë ato pa pushtetin e duhur për të vepruar efektivisht.

Ai shtoi se kjo situatë nuk është në favor të shqiptarëve, veçanërisht kur resurset do të udhëhiqen nga shqiptarët por pa kompetencat e nevojshme, dhe kritikoi bashkimin e aktorëve politikë jo për ide dhe program, por vetëm për pushtet.

“Unë po shof që po zhvishen nga kompetencat këto ministri që përflitet që do t’i marri VLEN-i, dhe që do të përfundojnë me ministri që nuk kanë pushtet.
Unë nuk them që na konvenon neve kjo, kur do të kesh resorse që do të udhëhiqen nga shqiptarët por që janë të zhveshura nga kompetencat, kjo i dobëson shqiptarët, prandaj unë mendoj se duhet të jemi më të vetëdijshëm për momentumin politik, dhe nuk duhet ta aplaudojmë këtë fakt. Pastaj cili është precidenti që po krijohet nga një klasë me aktorë politik që janë bërë bashk jo për ide dhe program, por janë bërë bashkë vetëm për pushtet. Në qoftë se shkohet me këto inate politike, dhe ja nga dashuria ndaj popullit atëher krijohet një lojë e tillë që nuk është e drejtë”, tha Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments