7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZIADIN SELA I SHKRUAN STEVO PENDAROVSKIT NË LIDHJE ME URIMIN PËR 22...

ZIADIN SELA I SHKRUAN STEVO PENDAROVSKIT NË LIDHJE ME URIMIN PËR 22 NËNTORIN, DITËS SË ALFABETIT

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ndaj urimit të Stevo Pendarovski për 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Fillimisht ju falënderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit, respektivisht ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të na uruar këtë ditë kaq të rëndësishme për gjuhën tonë”, shkruan Sela.
Sipas tij kjo qasje e Pendarovskit është për t’u përshëndetur për shkak se presidenti shfaq interes për të paktën një të tretën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe se këto gjeste të bëjnë më mendjehapur dhe ndikon pozitivisht për imazhin e presidentit në shtet multientik siç është Maqedonia e Veriut.
“Por, jashtë festave gjithmonë! Cila është qasja e shtetit që ju drejtoni ndaj popujve në Maqedoninë e Veriut!? Ndaj gjuhëve të tyre?! Shpresoj të mos jetë qëndrim vetëm festiv dhe për nevoja të rregullimit të një kontesti me ndonjë shtet fqinj, por qëndrimi i presidencës dhe i juaji si President, citoj: “Gjuha dhe kultura janë themelet e çdo populli dhe mohimi i tyre është tentim për të shkatërruar origjinën kombëtare të një populli… “, është për tu përshëndetur”

“Atëherë me të njëjtën logjikë, gjithmonë duke u bazuar tek citati juaj. Kë quan kushtetuta e Maqedonisë së Veriut gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind të popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase?!

A bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut në grupin e shteteve që me mosnjohjen e gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, po punon për shkatërrimin e origjinës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments