dhe pse në VLEN “plasi sherri” dhe erdhi deri te “ndarja” apo “largimi” i Arben Taravarit nga ky koalicion, për garën në zgjedhjet lokale, Ziadin Sela në Click Plus në TV21 tha se në Frontin Europian ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjet lokale. Sela thotë se ka kohë deri në tetor, paralajmëroi zhvillime politike, ndërkaq thekson se koalicionet funksionojnë deri sa ka marrëveshje.“Ka parim, një marrëveshje paraprake që Fronit Europian në zgjedhje lokale të shkojë bashkë, njësojë siç ishte në zgjedhje parlamentare, por a ka marrëveshje të detajuar, të thotë se si do të shkojë në zgjedhje lokale Fronti. A do të ndahen komunat dhe gjithë këto, jo nuk ka një gjë të tillë. Pse duhet të them unë një gjë të tillë. Pse duhet të them unë se ka, kur një gjë të tillë akoma nuk ka. Zgjedhjet lokale mbahen në tetor, deri në tetor do të ketë goxha, do të ketë zhvillime politike dhe në momenti që ka marrëveshje…unë të thash që parimisht një koalicion funksionon deri në momentin që ka marrëveshje. Tani, zgjedhjet lokale Frontin Europian e kanë gjetur bashkë , e pëlqyeshme është që të ketë marrëveshje edhe për zgjedhjet lokale bashkë Fronti Europian”, tha Sela.Sela tha se është mirë që sa më herët të ketë marrëveshje në Front në lidhje me zgjedhjet lokale.
“Nuk është që është vonë, por e pëlqyeshme do të ishte që të ndodhë edhe më herët, ka kohë akoma. Unë kam qenë ithtar i idesë që më herët ne t’i dimë pozicionimet. Çdo subjekt brenda Frontit Europian, se ku ndodhet”, pohoi Sela.