Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se dje ka pasur ftesë për të parë ndeshjen Shkupi-Akademia Pandev, bashkë me politikanët e tjerë, por nuk ka preferuar të shkojë për shkak të politizimit të skajshëm që i është bërë sportit.
“Kam pasur ftesë për të parë ndeshjen Shkupi-Akademia Pandev, jam ftuar. Nuk kam qenë prezent për shkak të politizimit të skajshëm që po i bëhet edhe sportit. Jam ftuar edhe nëpër evenemente sportive të tjera, por preferoj të mos shkoj sepse aty pastaj nuk dihen skenarët e mundshëm që kanë përgatitur politika”, tha Sela.