11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: do të ketë protesta dhe pres zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Ziadin Sela: do të ketë protesta dhe pres zgjedhje të parakohshme parlamentare!

“Protestat nuk janë destabilizim, por e drejtë demokratike, që këndellin demokracinë kur vehet në pikëpyetje. Për këtë shkak, Fronti Evropian, është prononcuar se do t`i ndërmarrë të gjitha mekanizmat, duke llogaritur edhe protestat, që ta shërojmë këtë demokraci të sulmuar nga Mickoski dhe VMRO-ja”– tha Sela për Fokus.

Ndërkaq, i pyetur nëse janë të mundshme trazirat gjatë protestave, Sela potencoi se trazirat mund të ndodhin vetëm nëse nga ana e Qeverisë infiltrohen njerëz për të shkaktuar trazira, siç shtoi, kjo ka ndodhur veçanërisht kur kanë protestuar shqiptarët.

“Do të ketë protesta. Nëse qeveria planifikon të infiltrojë njerëz që të bëjë skenare, le të thonë, për shkak se në Maqedoni, fatkeqësisht, implikime të këtilla të pushtetit përmes njerëzve të tillë, kanë ndodhur veçanërisht kur kanë protestuar Shqiptarët”– deklaroi për Fokus, Ziadin Sela – kryetar i ASH-së dhe deputet i Frontit Europian.

Gjatë intervistës për Fokus, Sela përmendi edhe mundësinë për zgjedhje të dyfishta, të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet e rregullta lokale në vitin 2025, për shkak të, siç thotë, qeverisë jolegjitime. Sipas tij, Fronti Evropian do të bëjë çmos që  të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, por se e njëjta pritet edhe nga VMRO dhe Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments