Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe deputetja Ilire Dauti sot janë pritur në Tiranë nga presidneti i Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan Top24
Takimi i Selës dhe Dautit me presidentin Begaj vjen në kulmin e një debati mes partive të koalicionit VLEN dhe takimi të presidentit Begaj me Arben Taravarin dhe Ali Ahmetin.
Bashkë me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot në Tiranë takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.
Biseduam për shqetësimet e përbashkëta, për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zvhillimet politike në vendet tona, në rajon dhe më gjërë.
Kujdesi dhe interesimi i Presidentit Begaj dhe shtetit shqiptar, për shqiptarët në RMV është një mbështetje e fuqishme dhe një motiv i fuqishëm për ne të vazhdojmë të punojmë në ruajtjen e arritjeve të deritanishme, kapërcimin e sfidave dhe të përparojmë edhe më tej.
Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi ynë me shtetin amë dhe faktorin politik në trojet tona është jetik.