11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela-ASH uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Ziadin Sela-ASH uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan Top24

Të dashur nxënës,

Urime vitin e ri shkollor! Paçi tërë vitin entuziazmin e ditës së parë! “Veç dritë e diturisë përpara do të na shpjerë”. Kjo është porosia e madhe e historisë së kombit tonë.

Çdo përkushtim juaji dhe çdo mbështetje jona në këtë rrugë është një tullë më tepër në ngrehinën sa më të sigurt të së ardhmes.

Shijojini ditët më të bukura dhe mos iu shqitni dijes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments