8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZhvillimi i Komunave, Mickoski paralajëmron 250 milionë euro për projekte infrastrukturore

Zhvillimi i Komunave, Mickoski paralajëmron 250 milionë euro për projekte infrastrukturore

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se është publikuar thirrja publike për aplikim të komunave për projekte infrastrukturore në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara më parë nga ministrit përkatëse. Për realizimin e projektit të fjalë Mickoski tha se janë ndarë 250 milionë euro.

“Qëllimi i kësaj thirrjeje të hapur publike është ndarja e mjeteve për komunat për projekte, realizimi i të cilave do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës në nivel lokal me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, zhvillimin në komuna dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. Komunat në qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit kanë të drejtë të paraqesin aplikacione dhe projekt propozime. Po i dërgoj një apel sa më shumë komunave, pavarësisht prejardhjes politike të kryetarëve të komunave, që të marrin pjesë në këtë thirrje. Ne jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe synimi ynë është të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve. Këto para nënkuptojnë më shumë projekte dhe zgjidhje për qytetarët për rrugë të reja, bulevarde, shkolla, kopshte, kanalizime, gjithçka që i nevojitet në thelb qytetarëve. Ky është projekti i parë i tillë i një karakteri kaq të gjerë për zhvillimin infrastrukturor të komunave. 250 milionë euro nga buxheti qendror për nevojat reale të qytetarëve”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments