Lajmi interaktiv
www.telegrami.mk ….Sikur me e porositur skenarin për matjen e forcës së stafeve sapo të zgjedhura të Partive politike nga blloku shqiptar në zgjedhjet të këshillit komunal në Tetovë që priten të mbahen në gusht . Duke filluar nga dega e BDI-së në Tetovë që Ali Ahmeti procesin e zgjedhjes e quajti historik -demokratik e deri te Besa që nuk pati zgjedhje edhe pse Kryetar Komune është Bilall Kasami nga rradhët e Besës .Të gjitha partitë në Tetovë flasin kuluareve të nëntokës politike se do i këputim …
Ja pra rasti që BDI dega në Tetovë,si degë më e madhe dhe udhëheqësia e re të mati forcat shumë shpejt sa e ka autoritetin te elektorati për kandidaturat e Këshillit Komunal ,duke filluar nga Kryetari i ri dhe deri tek disa antarë të Kryesisë së degës Tetovë që ishin më të zëshmit të kandidojnë për Këshilltarë Komunal në Tetovë ,dhe të vihen në ballinë të listave pastaj nëse emrat e tyre janë GREPI për elektoratin dhe kalojnë atëherë mund të tërhiqen të vazhdojë pasuesi në listë …dhe nga BDI për BDI në Tetovë do matej edhe pulsi për zgjedhje të reja parlamentare qofshin të rregullta qofshin të jashtëzakonshme …pra u mbetet ta provojnë …pse jo ?
ASH dega në Tetovë zgjodhi kryesinë e re dhe sekretaren gjenerale të Partisë ,dhe është koha TASH që kryetari i ri i degës së ASH -së ,si dhe Sekretarja gjenerale e partisë që vjen nga dega e ASH në TETOVË të vihen në ballinë të listës për këshilltarë ,posaçërisht fundi është për Sekretaren gjenerale të matet në Tetovë sepse nga jashtë krijohej një bindje sikur është e anashkaluar deri tash në ASH ,le të zgjidhet nëse është GREPI ,pastaj le të tërhiqet ,le të vazhdojë pasuesi ,poashtu kryetari i degës së ASH në stilin e paraprakut-aktorit të kandidojë në Listë Këshilltarësh pra ja vendi dhe momenti për matje autoriteti tek elektorati …
PDSH poashtu zgjodhi struktura të reja -të vjetra ,dhe rrikthimi me 3 ose 4 këshilltarë mund të mbajë gjallë Partinë AKTUALE më të vjetrën shqiptare në Maqedoni…
Besa ishte surprisa ,sepse Tetovarët u lodhën me Teuta Arifin dhe stafin kabinetik me sallta mortalet ,kështu që dështuan herën e tretë (ishalla nuk i kujtohet T.A dhe si Nevzat Bejta nxjer kandidaturën HERA E KATËRT ).dhe ka e ka, e ka ,vërejtje të shumta.Bilall Kasami … opinioni në Tetovë sheh se diçka po gropohet edhe në afërsi të SHIK JELLAK dhe nuk e ka të qartë cili GUP OSE DUP po realizohet atje …ok kjo për ndonjëherë tjetër …do ishte mirë që Bilall Kasami ti vëjë në listë për këshilltarë krejt ata që po i sillen në afërsi ,nga kabineti ,nga do drejtori fiktive si ,dhe pse jo këshilltarët …le ta provojnë votën e popullit jo të fshehen pas siglës së partisë Besa …se çallami nuk u durohet thonë nga BDI për telegrami.mk…më tepër se 4 këshilltarë Besa nuk mund të fitojë …e pastaj nëse populli ia voton …le të tërhiqen le të vazhdojnë pasuesit
E vetmja enigmë mbetet AAA me forcat e reja dhe të gjithë e llogarisin për enigmë ….
Nuk e përmendëm listën Më Mirë për Tetovën shkaktarët e zgjedhjeve të reja për Këshillin Komunal në Tetovë ,ata mund të jenë BEFASIA …
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë