7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZgjedhjet më 15 korrik, ASH: Tash është koha e ndryshimit dhe e...

Zgjedhjet më 15 korrik, ASH: Tash është koha e ndryshimit dhe e fitores sonë të përbashkët

Sipas të gjitha gjasave zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 15 korrik.
Arritja e një konsensusi politik mes të gjitha partive politike në Maqedoninë e Veriut është një lajm i mirë dhe vlerë demokratike që pasqyron edhe vullnetin e qytetarëve në përgjithësi, duke mos lejuar krijimin e një krize politike.

Si subjekt politik i konsoliduar vazhdimisht kemi deklaruar se jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme në çdo kohë. Kemi deklaruar gjithashtu se sipas nesh data më e përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ishte nga mesi deri tek fundi i muajit korrik, duke u bazuar edhe ne situatën e krijuar nga Covid 19, me shpresë për uljen e rasteve të të infektuarve.

Kemi vlerësuar se do të ishte e pranueshme për ASH-në edhe cila do datë tjetër që do të sillet me konsensus të plotë nga të gjitha partitë politike kryesore të vendit ashtu siç u soll data 12 prill.

Për ne si subjekt politik është shumë e rëndësishme, por edhe për vetë procesin zgjedhor dhe për demokracinë që në zgjedhje te marrin pjesë të gjitha partitë kryesore të vendit, për të ndërtuar legjitimitet kredibil politik.
Zgjedhjet e 15 korrikut, për Aleancën për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativën dhe për gjithë votuesit shqiptar janë mundësi e artë pë ta bërë ndryshimin politik dhe jo vetëm.

Aleanca për Shqiptarët, bashkë me Alternativën në bazë të të gjitha anketave relevante ndërkombëtare dhe vendase pritet të fitojë legjitimitetin e votuesve shqiptar në zgjedhjet e 15 korrikut, ky fakt pritet të konfirmohet nga vet votuesit ditën e zgjedhjeve.

Koalicioni ASH-AAA tani më koalicioni i fitores dhe i ndryshimit, e ka fatin por edhe përgjegjësinë të bëjë ndryshimin, për një jetë më të mirë, për barazi të plotë mes qytetarëve të saj, për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik, mirëqenien sociale, zhvillimin ekonomik, integrimin etj.

ASH dhe AAA do t’i përfaqësojë në mënyrë të denjë gjithë shqiptarët, duke i bërë ata promotor të ndryshimeve politike dhe vlerave perëndimore.

Më 15 korrik, shqiptarët do të hapin një kapitull të ri të politkbërjes, duke e lënë në histori qeverisjen e BDI-së, e cila shpesh herë nuk e ka përfaqësuar imazhin dhe interesin e votuesve të tyre dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Tash është koha për të ndërtuar një legjitimitet të ri politik, mbi bazën e programit dhe platformës sonë politike.
Tash është koha për t’i treguar kapacitet e ndërtuara kadrovike politike, në interes të votuesve, institucioneve dhe shtetit tonë.

Tash është koha edhe për të kërkuar llogari për qeverisjen 18 vjeçare të BDI-së për korrupsionin që e ka karakterizuar këtë subjekt politik, duke e vetë humbur fuqinë politike të votuesve shqiptar.

Tash është koha që bashkërisht ta lirojmë shtetin nga ky pushtet. Të krijojmë mundësi për depolitizim të gjykatave, prokurorisë, administratës publike, universiteteve etj.

Tash është koha t’ua kthejmë shqiptarëve krenarinë dhe dinjitetin shpesh herë të humbur dhe të nëpërkëmbur.
Tash është koha e ndryshimit dhe e fitores sonë të përbashkët sa të pritur, po aq të domosdoshme!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments