Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pance Toshkovski në një konferencë për media ka zbuluar detaje lidhur me shkeljet e hasura këtë të dielë gjatë zgjedhjeve lokale në 80 komuna. Toshkovski ka bërë me dije se janë arrestuar 11 persona.Ai theksoi se zgjedhjet ishte të qeta dhe demokratike. Sipas ministrit këtë të dielë janë denoncuar 91 raste ku pjesa më e madhe e tyre kishin të bënin me blerjen ose fotografimin e votës.
“Me krenari e them se zgjedhjet e sotme ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani. Sot dëshmuam se kur instutucionet funksionojnë, demokracia është në rritje.
Janë denoncuar 91 raste në gjithë Maqedoninë, shumica prej tyre kanë të bëj me blerjen e votës, fotografimin e votës, e kështu me radhë. Janë arrestuar 11 persona katër janë liruar ndërsa 7 të tjerët janë në procedurë e sipër”, tha ai.