19.3 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeZgjedhjet do të kushtojnë 17 milionë euro, mbi 10 milionë euro për...

Zgjedhjet do të kushtojnë 17 milionë euro, mbi 10 milionë euro për reklamim politik

Zgjedhjet e dyfishta në pranverë vendit do t’i kushtojnë 17 milionë euro. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se mbi dhjetë milionë euro janë planifikuar për reklamim politik të pjesëmarrësve, ndërsa mbi gjashtë milionë euro do të shfrytëzohen për organizimin e zgjedhjeve, materialet e votimit si dhe honorarët për anëtarët e komisioneve zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Në seancën e sotme të KSHZ-së është bërë e ditur se Ministria e Financave tashmë ka miratuar fondet e kërkuara. Anëtarët e Komisionit ritheksuan edhe një herë se në pajtim me ndryshimet ligjore të vitit 2020, këto zgjedhje do të organizohen edhe me identifikimin e zgjedhësve përmes gjurmëve të gishtave.

KSHZ-ja shton se anëtarët dhe punonjësit e saj janë duke u përgatitur tanimë një vit që zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit të zhvillohen në atmosferë korrekte dhe demokratike. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments