3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZgjatet afati për legalizimin e objekteve të paligjshme

Zgjatet afati për legalizimin e objekteve të paligjshme

Megjithëse Ligji për Trajtimin e Ndërtesave të Ndërtuara në mënyrë të Paligjshme, i miratuar gjatë qeverisjes së Gruevskit, zgjati 10 vjet, qeveria vendosi të zgjasë afatin.

Ndryshimet përfshijnë kërkesat e qytetarëve për legalizim deri në vitin 2018, dhe që ende nuk kanë arritur të legalizojnë objektet që kanë ndërtuar deri në vitin 2011.
Për disa deputetë, miratimi i këtij ligji nuk do ta ndryshojë imazhin e ndërtesave pa leje në vend.

Pas 10 viteve të kësaj zgjidhje ligjore, vetë ligji nuk e arriti qëllimin për të cilin u miratua. Pas 10 vitesh, edhe ato ndërtesa ilegale të ndërtuara deri në mars të vitit 2011 nuk arritën të legalizohen, dhe tani nuk e di se çfarë do të fitojmë nëse e zgjasim afatin për pesë vjet të tjera?! – deklaroi Maja Moraçanin – deputete e PRDM-së.

Moraçanin sugjeroi organizimin e një debati mbikëqyrës mbi gjendjen e ndërtimeve në vend. Deputetët nga grupet e tjera parlamentare, si nga pushteti ashtu dhe opozita, ranë dakord.

Ne pranojmë çdo lloj debati, debati publik, dhe debat mbikëqyrës, etj. Unë madje do të sugjeroja që të uleshim në seancën tjetër për tu dakorduar se si ta formulojmë atë, unë do të doja që ajo të shtrihej edhe për mbrojtjen e Vodnos, dhe zonave të tjera të mbrojtura – tha Dime Velkovski – Deputet i LSDM-së.

Mendoj se të gjithë duhet të biem dakord së bashku, nga të gjitha grupet parlamentare se si duhet të kalojë ajo iniciativë në Parlament, qoftë para apo pas zgjedhjeve lokale, kur është më mirë për të gjithë që ta bëjmë atë – u shpreh Vlado Misajlovski – deputet i VMRO-DPMNE.

Sipas të dhënave, ekzistojnë edhe 140 mijë raste të pazgjidhura të qytetarëve, për të cilat kërkesat për legalizim tashmë janë dorëzuar në komuna. Aktualisht, pushteti insiston të zbatohet legalizim i ri i ndërtesave të paligjshme të ndërtuara nga viti 2011 e këtej. Deputetët e votuan, por Presidenti Pendarovski nuk e nënshkroi atë për shkak të kritikave të ashpra në opinion. Propozimi u kthye për plotësim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments