12.3 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Shtator, 2024
BallinaLajmeZëvendëssekretari i NATO-s viziton Malin e Zi, përmendet dhe Kosova

Zëvendëssekretari i NATO-s viziton Malin e Zi, përmendet dhe Kosova

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, ka zhvilluar një vizitë zyrtare të premten në Mal të Zi, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një komunikatë për media thuhet se Ruge u takua në Podgoricë me presidentin malazez, Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq, zëvendëskryeministrin Ervin Ibrahimoviç dhe ministrin e Mbrojtjes, Dragan Krapoviq.

Ruge ka përshëndetur kontributin e Malit të Zi në në përpjekjet e gjata të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Këto përfshijnë rolin e tij në paketën e ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse për Bosnjë dhe Hercegovinën, misionin paqeruajtës të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Prishtinë.

“Ruge nënvizoi se pranimi i Malit të Zi në NATO në 2017 ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Nga kjo përfitojnë jo vetëm populli i Malit të Zi, por edhe rajoni dhe gjithë Aleanca, dhe ka qenë një hap vendimtar në lëvizjen e vendit drejt integrimit të plotë evropian dhe euroatlantik”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments