Burime brenda koalicionit VLEN bëjnë të ditur se ka nisur shqyrtimi i emrave të mundshëm për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas të njëjtave burime, deri tani po shqyrtohen tre emrat që mund të përfaqësojnë shqiptarët në MPB.
Bëhet fjalë për Bashkim Hasanin-Gostivar , Muhamet Ametin-Tetovë,dhe Naim Ramukën-Shkup. Kujtojmë se më shumë përvojë ka në udhëheqje dhe menaxhim Bashkim Hasani i cili më herë ka qenë edhe zv/ministër i Mbrojtjes.