-1.7 C
Tetovo
E premte, 17 Janar, 2025
BallinaLajmeZëvendësministri në MASH Lulzim Aliu /Universitetit të Tetovës, për këtë vit i...

Zëvendësministri në MASH Lulzim Aliu /Universitetit të Tetovës, për këtë vit i ndahen 18 milionë euro, rritje prej 6 milionë eurove, për UNT-së ndahen 4.8 milionë euro

Për zëvendësministrin e arsimit Lulëzim Aliu, buxheti prej 38 miliardë denarëve për arsim për vitin 2025, është rritje e hatashme. Për këtë rritje ai u lëvdua në emër të koalicionit VLEN, gjersa edhe konferencën për media e mbajti nga zyrat koalicionit, e jo në Ministri. Tregoi po ashtu se për arsimin e mesëm është paraparë rritje e buxhetit në 29 milionë euro. Zëvendësministri Aliu kumtoi edhe mjetet e ndara për Universitetin e Tetovës dhe Universitetin “Nënë Tereza”.

“VLEN ka rritur edhe buxhetin për Universitetin e Tetovës, ku gjatë vitit 2025 janë paraparë 18 milionë euro, derisa buxheti i po të njëjtit universitet gjatë vitit 2024 ishte 12 milionë euro. Pra, kemi rritje për 6 milionë euro për këtë vit. Ky pra është ndryshimi nga plani në terren. Edhe për Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro, pa përmendur këtu ndërtimin e kampusit që e kemi promovuar si qeveri”, tha Lulëzim Aliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments