-3.6 C
Tetovo
E enjte, 16 Janar, 2025
BallinaLajmeZëvendësministri i Kulturës,Sedat Sulejmani thotë se propozoi ndryshim ligjor që do të...

Zëvendësministri i Kulturës,Sedat Sulejmani thotë se propozoi ndryshim ligjor që do të rregullojë statusin e 34 artistëve të Ansamblit shqiptar në RMV?!

Zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani tha se ka propozuar një ndryshim të rëndësishëm në ligjin për kulturën në Parlamentin e RMV-së. Me ndryshimet e reja, artistët do të kenë kontrata me kohë të pacaktuar, duke e zëvendësuar sistemin aktual me kontrata të përkohshme, transmeton Portalb.mk.
Lajm i shkëlqyer për artistët dhe ansamblin! Ministria e Kulturës dhe Turizmit me hapa konkrete dhe pozitive!

Sot si zv. Ministër i Kulturës pata rastin të propozoj një ndryshim të rëndësishëm në ligjin për kulturën në Parlamentin e RMV-së. Me ndryshimet e reja, artistët do të kenë kontrata me kohë të pacaktuar, duke e zëvendësuar sistemin aktual me kontrata të përkohshme. Ky është një hap i madh për mbështetje më të qëndrueshme dhe më të mirë për kulturën tonë!”, shkroi Sulejmani në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments