9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai: 20 përqindëshi do të...

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai: 20 përqindëshi do të hiqet kur të hapet kushtetuta për përfshirjen e bullgarëve

Kur të hapet kushtetuta për të bërë ndryshimet e nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, koalicioni VLEN do të bëjë maksimumin për heqjen e definimit të gjuhës shqipe në kushtetutë, si gjuha e 20 përqindëshit tha zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai.

“Të paktën në nivelin qendror nëse flasim, por edhe në nivel lokal, ato 20 për qind duhet të mbeten sepse i referohen p.sh komunitetit turk, i cili në komuna të caktuara arrin përqindjen prej 20 për qind të përfaqësimit. Ne si Aleancë për Shqiptarët dhe si VLEN kemi shprehur disa herë angazhimin tonë për shfuqizimin e 20 për qind të Kushtetutës. Ne besojmë se kur të hapet Kushtetuta herën tjetër, në kuadër të ndryshimeve që duhen bërë në rrugën tonë drejt BE-së, do të zgjidhet edhe kjo çështje, se 20 përqind do të përcaktohet saktë në Kushtetutë”, thotë zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë.

Fetai tha se grupi i punës i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha partive të koalicionit po punon për zgjidhjen ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe e adekuat. Ai tha se nga java e ardhshme do të flitet për zgjidhje konkrete.

“Siç e dini, tashmë ka konsultime brenda Qeverisë. Edhe pse pati disa mesazhe kontradiktore, u krijua një grup pune që do të punojë për një zgjidhje të re ligjore për përfaqësim të barabartë dhe të drejtë, me qëllim që pas 22 vitesh ajo që u arrit si marrëveshje, të zbatohet dhe të arrihet përfundimisht ai përfaqësim i drejtë në administratën publike. Unë si përfaqësues i VLEN-it tashmë kam marrë pjesë në tre takime në këtë drejtim, për të koordinuar rreth zgjidhjes së re ligjore e cila më pas do të kalojë në procedurë parlamentare. Do të ketë një debat publik për këtë dhe shpresojmë shumë që të gjendet zgjidhja më e përshtatshme”, tha Fetai, i cili sot mori pjesë në Platformën Rajonale Weber për Reformën e Administratës Publike, organizuar nga Instituti për Politika Evropiane – EPI, Shkup.

Zv/kryeministri Fetai tha se Qeveria do të punojë edhe për reformat në administratë, duke nënvizuar se pushteti aktual ka trashëguar një administratë të politizuar skajshmërisht, të strërngarkuar në numra dhe në shumë drejtime joefektive./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments