3.8 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeZëvendëskryeministri Bytyqi i dëshiroi mirëseardhje presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Zëvendëskryeministri Bytyqi i dëshiroi mirëseardhje presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot në mëngjes priti përzemërsisht Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila ndodhet në një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me shpresë se kjo vizitë do t’i forcojë edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në pikën kufitare Bllacë u shoqërua nga Shpresa Jusufi, Ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, Ambasadori Goce Karajanov, këshilltar special i presidentit Pendarovski për politikë të jashtme dhe Ambasadori Kenan Ramadani, drejtor i drejtorisë së protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Zëvendëskryeministri Bytyqi është pjesë e delegacionit të presidentit Stevo Pendarovski i cili është nikoqir i presidentes Osmani-Sadriu dhe do të marrë pjesë në mbledhjen plenare të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pas së cilës është planifikuar të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentëve të të dy vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments