Zv.ministri i Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur që sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë.
Kjo vjen pasiqë edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka postuar sot fillimin e punimeve në këtë rrugë.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve bëjnë të ditur se projekti dhe financimi i rrugës është i ministrisë dhe jo i komunës.
Postimi i plotë i Rexhepit: