https://www.zeri.info/kronika/507517/fotografia-e-sulmuesit-te-katert-qe-u-gjet-i-vrare-sot-ne-veri/
Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë.
“Zëri” ka siguruar fotografi të trupit që është gjetur në vendin e ngjarjes.
Sipas Prokurorisë, trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.
Trupi nuk është idetifikuar akoma, pasi nuk kishte dokumente me vete. /Zëri