Nënkryetari i Alternativës, Zqeirja Ibrahimi sonte ka kërkuar që nesër të hapen xhamitë dhe të falet namazi i Xhumasë.
“Nuk ka më arsye të mos e falim xhumanë.Pres nga BFI që nesër t’i hapë dyert e xhamive.Do i respektojmë rekomandimet, por edhe ne meritojmë respekt për të drejtat tona fetare. Ta falim xhumanë!” ka shkruar Zeqirja Ibrahimi pas skandalit nga Kisha Ortodokse në Strugë gjatë liturgjisë ku nuk respektohej asnjë rekomandim për mbrojten nga virusi Covid -19.
Një gjë të tillë mbrëmë e kërkoi edhe ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi në Click Plus në Tv21 u shpreh se gjatë muajt të Ramazanit sa më shpejt të hapen xhamitë dhe qytetarët të kryejnë obligimet e tyre fetare, përcjell TS.