25.8 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
BallinaLajmeZeqirijah Ibrahimi: Ne nuk bëjmë politikë me besimin, i dhamë fund diskriminimit...

Zeqirijah Ibrahimi: Ne nuk bëjmë politikë me besimin, i dhamë fund diskriminimit ndaj Medresesë “Isa Beu”!(video)

Dje ishte një ditë historike për arsimimin dhe për besimtarët në vendin tonë, me këto fjalë kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, njoftoi miratimin e propozim-ligjit për Medresenë “Isa Beu” nga ana e Qeverisë.“Me krenari dhe përkushtim ju njoftojmë se Qeveria dje e ka miratuar propozim-ligjin për shkollat e mesme të komuniteteve fetare që është një hap tejet i rëndësishëm, që e zgjidh përfundimisht një çështje shumëvjeçare dhe të ndjeshme për nxënësit e shkollave fetare në RMV dhe veçmas për nxënësit e Medresesë “Isa Beu”. Ky ligj bën të mundur që diplomat e Medresesë “Isa Beu” dhe të shkollave tjera fetare, të njihen dhe të barazohen plotësisht me ato të çdo shkolle tjetër të mesme në vendin tonë. Pas disa dekadash diskriminim të heshtur dhe mungesë përfaqësimi të drejtë dhe të denjë, sot këta nxënës po e fitojnë të drejtën e plotë si çdo qytetar tjetër. Me këtë ligj, nxënësit e kësaj shkolle do të kenë arsimim gjimnazist, të plotësuar me lëndët fetare, ndërsa në fund të shkollimit do ta japin edhe provimin e maturës shtetërore që ashtu të mund të regjistrohen në secilin fakultet të vendit e të huaj publik dhe privat. Ky nuk është vetëm një akt teknik por është një përmbushje e një detyrimi moral dhe një nderim për besimin për dijen që buron nga përkushtimi ynë politik dhe jetësor. Me këtë hap ne e ripërtërim besimin në shtet, duke garantuar se shkollat e mesme fetare janë pjesë integrale dhe e respektuar e sistemit arsimor të vendit tonë. VLEN-i nuk bën lojëra politike me ndjenjat fetare. Ne e respektojmë shtetin shekullar, por i njohim dhe i respektojmë edhe të drejtat fetare të secilit qytetar”, deklaroi Ibrahimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments