Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me
strukturat dhe aktivin e partisë mbrëmë në Çair, shtroi disa çështje të
ndërlidhura me listën e zezë amerikane dhe parashtroi një pyetje të re
që ngjalli interes të madh. Në fjalën e tij, Ibrahimi kujtoi:
“Në korrik të vitit 2023, kam parashtuar pyetjen se cili nga
ish-ministrat e BDI-së nuk ka vizë amerikane. Në atë kohë, shumë njerëz
më pyesnin nëse është e vërtetë dhe çfarë po ndodh. Sot, është bërë e
qartë se disa prej tyre nuk kanë pasur vizë amerikane sepse janë në
listën e zezë amerikane.
Sot shtroj një pyetje tjetër: A ka Ali Ahmeti vizë amerikane? Është mirë
që ai vetë të përgjigjet,” përfundoi Ibrahimi.
Ky deklarim i tij vjen në një kohë kur çështjet e korrupsionit dhe
sanksioneve ndërkombëtare siç është lista e zezë amerikane ndaj
funksionarëve të BDI-së në Maqedoninë e Veriut po tërheqin vëmendje të
shtuar.