Për rrugën Shkup-Bllacë, Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se nuk ka pasur vullnet politik nga pushteti i kaluar që ajo rrugë të përfundohet dhe siç tha, VLEN nuk del në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk ka përfunduar ai segment, përcjell TV21.
“Çështja e segmentit Shkup-Bllacë është mungesë e vullnetit politik të ish partisë që tani është në opozitë e cila nuk ka arritur që 22 vjet në pushtet t’i bëjë ato 12 kilometra rrugë. Ne e kemi thënë që nuk dalim në zgjedhje të ardhshme nëse nuk është i përfunduar segmenti Shkup-Bllacë dhe synimi është që kjo të bëhët shumë shpejt dhe ja po e them publikisht që nuk do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk është e përfuduar ajo rrugë”, tha Ibrahimi në Daily Click.