Lidhur me koalicionin e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI-ja, Zekiria Ibraimi, koalicioni Vlen dhe sekretar i përgjithshëm i Alternativës, në Top Temë të Tv Telma ka thënë se tashmë janë duke u përgatitur për opozitën, e disa për Idrizovën.
E rëndësishme është të thuhet se as ata dhe as askush në shtet nuk thonë se cila pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit është shkelur, cili nen i Kushtetutës është shkelur, cili legjitimitet i shqiptarëve. Bëhet fjalë për “lot në pushtet”, sepse pas 22 vitesh në pushtet nuk mund ta imagjinojnë veten në opozitë, thotë Zekiria Ibraimi, koalicioni Vlen dhe sekretar i përgjithshëm i Alternativës.