11.2 C
Tetovo
E premte, 25 Prill, 2025
BallinaLajmeZendeli thotë se Xhaferi përsëri po manipulon. “Letër duhej t’i dërgonte vetëm...

Zendeli thotë se Xhaferi përsëri po manipulon. “Letër duhej t’i dërgonte vetëm Besës dhe Alternativës”

Në letrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për nominimin e anëtarit të KSHZ-së dërguar pesë partive politike shqiptare nga opozita, ka përpjekje për manipulim të ri, akuzon deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në një prononcim për TV21. Sipas tij, kërkesën për nominimin e anëtarit të KSHZ-së, Xhaferi është dashur t’ua drejtojë vetëm Besës dhe Alternativës dhe jo partive tjera të sapoformuara.

Sipas Kodit Zgjedhor, zoti Xhaferi duhej t’iu kishte dërguar letër vetëm Lëvizjes Besa dhe Alternativës. Sepse sipas Kodit Zgjedhor neni 2 dhe neni 27 do të shihni se aty kërkohen vetëm partitë politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Tre partitë politike në fjalë, përveç këtyre dyve që përmenda, janë parti të reja politike dhe nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit dhe si të tilla nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së. Por kjo është një lojë tjetër e zotit Xhaferi”,  tha Fadil  Zendeli nga Besa.

Letrën që Xhaferi e ka dërguar këto ditë është e adresuar deri te Izet Mexhiti, Afrim Gashit, Arjanit Hoxhës, Skender Rexhepit dhe Billall Kasamit si kryetarë të partive opozitare. Në të është e vendosur lista e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila paraprakisht është harmonizuar në  Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime, dhe kërkohet që më së voni deri të hënën të dorëzohet një emër për plotësimin e pozitës së zbrazur në KSHZ.

Ju njoftoj se në përputhje me nenin 29 pika 1 të Kodit Zgjedhor, brenda tre ditëve nga dita e pranimit të këtij njoftimi, jo më vonë se data 18 dhjetor 2023, deri në orën 16:30, duhet të dorëzoni propozim me shkrim për një anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga lista e dorëzuar e cila është e bashkëngjitur në Raport”, tha Talat Xhaferi.

Edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE dyshojnë për manipulime nga pushteti për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së.

Për momentin, ai vend është i paplotësuar, edhe pse të gjithë e dinë se duhet t’i përket opozitës, edhe pse janë shkelur disa ligje, duke pasur parasysh se ligjet kanë norma të qarta dhe procedura të qarta për sa kohë duhet të jetë e plotësuar KSHZ-ja. Luajtja me këtë proces tregon se ata po mendojnë për manipulime në procesin zgjedhor”, tha Aleksander Nikollovski.

Për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së nevojitet shumicë prej dy të tretave, përkatësisht për të të votojnë së paku 80 deputetë. Kjo pozitë mbeti e paplotësuar që nga shkurti i këtij viti kur në Qeveri hyri Aleanca për Shqiptarët dhe ministër i Drejtësisë u bë Krenar Lloga, i cili më parë ishte anëtar i KSHZ-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments