Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka kërkuar më shumë armë nga aleatët derisa i është adresuar deputetëve të Parlamentit norvegjez.
Zelensky i ka bërë thirrje evropianëve që t’i dërgojnë më shumë armë, dhe të mbyllin portet e tyre detare për Rusinë, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për armë si raketa kundër anijeve, aeroplanëve, helikopterëve dhe tankeve.
“Të gjitha armët që mund të na i dërgoni do të na ndihmonin të mbrojmë lirinë tonë, lirinë e juaj”, tha Zelensky në parlamentin norvegjez. /Telegrafi