Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shfaq në rrjetet sociale pas takimit me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.
- Rezultati i bisedimeve me Alexander Lukashenko. Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat, pa parakushte. “Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, shkroi ai në Facebook.
