Duke iu drejtuar kombit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se beteja për Donbasin ishte duke u zhvilluar. Dalja e tij në media dhe në rrjetet sociale sonte pason paralajmërimet e zyrtarëve të lartë ukrainas më herët se Rusia ka nisur sot sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor.
“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë nisur betejën për Donbasin që e kanë përgatitur prej kohësh. Pjesa më e madhe e ushtrisë ruse është e angazhuar në këtë ofensivë. “Pavarësisht se sa trupa ruse vijnë atje, ne do të luftojmë dhe mbrohemi çdo ditë”, tha Zelenski.