9.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeZejdi pas nënshkrimit të marrëveshjes me BDI-në: Ndryshimin e bëjnë ata të...

Zejdi pas nënshkrimit të marrëveshjes me BDI-në: Ndryshimin e bëjnë ata të cilët dinë të rreshtohen në vendin e duhur, në kohën e duhur, në momentin e duhur

Lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Fronti Europian ka synime në punë dhe vepra afatgjate, përcjell TV21. Zejdi për tha se për LP-në, sot është ditë historike.

Ky Front Europian përbëhet nga dy subjekte politike, nga BDI, i cili është 22 vite në skenën politike dhe gjatë gjithë këtij funksionimi, shumicën e kohës, gati absolute, ka qenë pjesëmarrës, hisetar në qeverisje, me sa e sa mandate, dhe pa dyshim, krahas këtij subjekti të madh politik, është edhe një subjekt që në esencë duket se është i vogël, është i ri, i fundit në skenën politike, por ju betohem dhe ju them që Lëvizja Populli do të jetë sihariq shumë më i madh në rrugëtimin politik në të ardhmen sepse ndryshimin e bëjnë ata të cilët dinë të rreshtohen në vendin e duhur, në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe me programin e duhur”, tha Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments