0.6 C
Tetovo
E enjte, 16 Janar, 2025
BallinaLajmeZejdi me porosi për Alternativën pas daljes së tyre në opozitë: Po...

Zejdi me porosi për Alternativën pas daljes së tyre në opozitë: Po nxirrni lot krokodili

Ndaj konferencës për media të Sekretarit të Alternativës, ka reaguar deputeti i pavarur, Skënder Rexhepi Zejd, i cili dikur ka qenë pjesë e të njëjtës parti. Rexhepi u shpreh se Ibrahimi sot derdhte lot krokodili për diçka që nuk e kanë bërë në 13 muajt sa kanë qenë në Qeveri.

U desh që t’ia marrin Ministrinë e Shëndetësisë, t’i largojnë nga Qeveria dhe ta ngrenë zërin për rastet e montuara që është një turp i llojit të vet. Unë me kryeministrin jam takuar para 3 ditësh dhe nuk e kam parë fare të arsyeshme që të lajmëroj mediat pasi që kisha intencë që të kryhej puna e letrës sepse dukej sikur të jetë abuzim me rastet e montuara politike, u stërzgjat, u stërvonua dhe ishte e pandershme që të dal në press konferencë lidhur me këtë marrëveshje që e arritëm me kryeministrin, por sot jam i detyruar ta them, u arrit marrëveshja që letra, të cilën Alternativa nuk e ka kërkuar 12 a 13 muaj sa janë në qeverisje, që të shkoje kaq gjatë, të rregullohet një pjesë dhe të shkojë në afat sa më të shkurtër deri te Komisioni Europian”, tha Zejdi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments