Skender Rexhepi Zejdi kryetar i partisë Lëvizja Populli dhe deputet në Kuvend, do ta mbështesë Xhaferin për kryeministër. Thotë se ka pasur lëshime gjatë punës së tij, por shton se Xhaferi ka qenë ndër kryeparlamentarët më të suksesshëm që ka pasur deri tani kuvendi i MMV-së.
“A ka pasur lëshime kryetari i kuvendit gjatë mandatit 4 vjeçar, pa dyshim që ka pasur, sepse unë kam qenë ai që zëshëm i kam treguar lëshimet e tij. Por nëse i krahasojmë gjithë kryetarët e kuvendeve deri sot, del se Xhaferi më së paku ka pasur lëshime dhe më i suksesshëm ka qenë”- deklaroi Skender Rexhepi Zejdi – Lëvizja Populli.
Qëndrimet e VMRO DPMNE-së se nuk do të votojnë për Xhaferin kryeministër, sipas Zejdit janë vetëm politika ditore dhe se në fund gjithçka do të rrumbullakohet ashtu siç thotë ligji.
“Pse vërejtjet e tyre nuk kanë të bëjnë me punën profesionale të kryetarit të Kuvendit por ka të bëjë me përkatësinë etnike të tij, me këta ata thithin më shumë vota tek pala maqedonase duke e ushqyer me nacionalizëm që është shumë i dëmshëm për konceptin e shoqërisë tonë që synim ka integrimin në BE”- tha Skender Rexhepi Zejdi – Lëvizja Populli.Zjedi tha se është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, por edhe me Izet Mexhitin nga LEN.
Se ka do të rreshtohet Lëvizja Populli në zgjedhje, i tha se për atë do të vendosë Kuvendi i partisë. Qëndrimet e tij duken të jenë më të përafërta me BDI-në, pasi siç tha me Izet Mexhitin ka raporte korrekte, megjithatë, nuk mund t’i hapë plagët e vjetra me Besën dhe Alternativën.