𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 “𝐡𝐚𝐱𝐡𝐢 𝐩𝐢𝐬𝐡𝐦𝐚𝐧”…
Brenda 48 orëve, nga “nuk ka problem për shqipen në provimin e jurisprudencës”, kaloi në “duhet ligj i ri, bile me procedurë ndërkombëtare me Komisionin e Vencias”.
Kushtetuta është e qartë. Amandamenti V e garanton shqipen si gjuhë zyrtare. Neni 8 paragrafi 2 përcakton se çdo gjë që nuk është e ndaluar me ligj është e lejuar. Ligji për provimin e jurisprudencës (neni 2, Gazeta Zyrtare nr. 190/2019) flet për kontroll të aftësive profesionale, jo për test gjuhësor.
Askund nuk ekziston ndalim gjuhësor. Atëherë, ku është pengesa?
Kur një e drejtë që ekziston në Kushtetutë sot shpallet e pamundur e nesër dërgohet për verifikim jashtë vendit, problemi nuk është juridik. Është mungesë e vullnetit për ta zbatuar normën. Rrjedhimisht del që kemi problem me seriozitetin institucional të qeverisë antishqiptare dhe antikushtetuese.
Komisioni i Venecias është organ këshillimor i Këshillit të Evropës. Opinionet e tij janë rekomandime, jo vendime detyruese. Nuk ekziston ligj në RMV që i bën ato obligative. Një e drejtë kushtetuese nuk ka nevojë për “miratim nga Venecia” për t’u zbatuar.
Tash pritet që zyrtarët e pakicës politike VLEN, vetëm të përsërisin në kor përkthimin e deklaratës skandaloze të Mickoskit.
Zaten, këtyre prej kohësh u mungon uni politik. Të gjorët kishin shpresuar se Mickoski do ta sakrifikonte Fillkovin për ta.
