9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZef Mazi: Shqipëria ‘peng’ i integrimit, gabim strategjik i BE! 6 muaj...

Zef Mazi: Shqipëria ‘peng’ i integrimit, gabim strategjik i BE! 6 muaj ‘pritje’ për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut

6 muaj kohë mbeten për të parë nëse do të mbahet apo jo konferenca e parë ndërqeveritare për integrimin e vendit në BE dhe për të vendosur nëse Shqipëria do t’i vijojë e vetme përpjekjet drejt kësaj rruge. Për Report Tv, kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi, e cilësoi gabim të madh strategjik të BE-së, “pengmarrjen” e Shqipërisë, ndërsa thotë se zgjidhja e ngërçit mes Sofjes dhe Shkupit mund të kërkojë kohë.

“Kjo përpjekje, deri sa të zgjidhet ngërçi që mund të kërkojë kohë të gjatë, nuk duhet të pengojë ecjen përpara të integrimit të Shqipërisë. Integrimi duhet të vijojë. është gabim i madh strategjik i BE -së nëse procesi do ndalej. Ky është një hap krejtësisht legjitim, kërkesë krejtësisht e justifikueshme juridikisht dhe politikisht”, tha Mazi.

Kërkesën për ndarje nga Maqedonia e Veriut, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në konferencën e fundvitit duke garantuar se do të merret mendimi i qytetarëve nëpërmjet nismës për këshillim kombëtar.

Duke komentuar deklaratën e ambasadores franceze në vendin tonë se Shqipëria nuk duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut në këtë proces, Mazi shpreh rezervat e tij.

“Nuk kuptoj se mbi çfarë baze juridike, legjislative, direktive të BE-së, apo tjetër, mbështetet qëndrimi “ndarja/mos-ndarja ” e vendeve si Shqipëria e Maqedonia e Veriut”, tha ai.

Një ditë më parë Sofja zyrtare u sugjeroi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hiqnin vizat për shtetasit bullgarë nëse dëshironin zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut. Ndërsa vetë ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani, ka deklaruar se është e drejta e Shqipërisë që të kërkojë ndarjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments