15.6 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZëdhënësi i DASH-it e përsëritë: Pretendimet e Serbisë për juridiksion ligjor në...

Zëdhënësi i DASH-it e përsëritë: Pretendimet e Serbisë për juridiksion ligjor në Kosovë, shkelin detyrimet e dialogut

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se qeveria amerikane pajtohet me Bashkimin Evropian, lidhur me pretendimin e Serbisë për juridiksion në Kosovë.

“Ne pajtohemi me BE-në që projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e Dialogut”, ka shkruar në plaformën “X”, Miller.

Ai tutje ka theksuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kosova dhe Serbia secila duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023 duke përfshirë Asociacionin  dhe zgjidhjet e dialogut për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, shkruan tutje zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Një ditë më parë, Bashkimi Evropian ka deklaruar se Serbia ka bërë shkelje të qartë të obligimeve nga dialogu, me projektligjin e propozuar të qeverisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali i ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit që të rishqyrtojë projektligjin, konform obligimeve që i ka ky shtet në proceset e integrimeve evropiane.

Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim më 28 tetor, parasheh gjykime për të gjitha krimet e parapara me Kodin Penal të këtij vendi, të cilat janë kryer pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.

Ky ligj u tha se do të zbatohet edhe për procedurat penale të nisura para miratimit të tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments