10.5 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeZbulohet pllaka përkujtimore e Drita Saitit, djali i saj prof. dr. Blerim...

Zbulohet pllaka përkujtimore e Drita Saitit, djali i saj prof. dr. Blerim Saiti: Ditë e mbushur me emocione të përziera, krenarie, por edhe mallëngjimi

Sot në ambientet e Fakultetit të Administratës dhe Biznesit të UT në Kumanovë, me rastin e 8 marsit, u zbulua pllaka përkujtimore e Drita Saitit nga Orizarja e komunës së Likovës, e cila I kishte dhuruar stolitë e arit për Universitetin e Tetovës, raporton Televizioni Festa.

Me këtë rast morën pjesë udhëheqësia e UT-së në krye rektorin Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe mysafirëve të tjerë.

“Sot është një ditë e mbushur me emocione të përziera emocione krenarie, por edhe mallëngjimi. Ndihem thellësisht i nderuar dhe krenar për këtë moment të veçantë, por njëkohësisht edhe i prekur nga kujtimet dhe ndjesitë që kjo ngjarje sjell me vete. Shpreh mirënjohje të sinqertë udhëheqësisë së UT dhe ju falënderoj nga zemra për angazhimin dhe përkushtimin tuaj në vlerësimin e figurave që kanë dhënë kontribut në momentet më të vështira për UT. Ky është një gjest i çmuar që dëshmon respektin dhe mirënjohjen për ata që kanë sakrifikuar për të ardhmen tonë. Ata që erdhën para nesh na trasuan rrugën për të qenë këtu ku jemi sot. Por mbi ne qëndron një obligim moral dhe kombëtar të trasojmë rrugën për gjeneratat e ardhshme, që ato të ecin drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Me këtë rast, duke qenë në ditën e 8 Marsit  Ditës Ndërkombëtare të Gruas, dua të shpreh respektin dhe admirimin tim më të madh për nënat, gratë, motrat dhe vajzat tona. Ato janë zemra e familjes, forca e shoqërisë dhe burim i pashtershëm i dashurisë dhe sakrificës. Le të jetë kjo ditë një kujtesë e përhershme për rolin e tyre të pazëvendësueshëm dhe për nevojën për të ndërtuar një shoqëri ku ato vlerësohen, respektohen dhe mbështeten gjithmonë. Gëzuar 8 Marsin!”, ka shkruar prof. dr. Blerim Saiti, djali i të ndjerës Drita Saiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments