8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZbulohet dokumenti i SPAK, ja pse u mor i pandehur dhe për...

Zbulohet dokumenti i SPAK, ja pse u mor i pandehur dhe për çfarë akuzohet Berisha nga Prokuroria e Posaçme

Kryetari i PD Sali Berisha u paraqit sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku iu komunikua akuza.

Në dokumentin e publikuar në Top Story, thuhet se Berisha u mor i pandehur nga SPAK dhe se iu komunikua e njëjta akuzë, ajo e ‘korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Lideri i opozitës, megjithëse ishte thirrur të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme në orën 12:00, zgjodhi që fillimisht të takonte militantët që kishin dalë ta mbështesnin, sipas porosisë së Flamur Nokës, por edhe për të komunikuar me gazetarët.

Pak pas orës 12:20, Berisha i shoqëruar nga avokati i tij Genc Gjokutaj i janë drejtuar detektorit të vendosur në hyrje në SPAK.

Burimet i thanë Top Channel se Berishën dhe Gjokutajn në Prokurorinë e Posaçme i kanë pritur dy prokurorët e çështjes Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai. Mësohet se biseda e tyre ka qenë formale, aq sa dy prokurorët i kanë dhënë dosjen me akuzat ish-kryeministrit, që siç bëri të ditur për mediat ishte rreth 500 faqe.

Më pas Berisha la SPAK-un dhe iu drejtua sërish mediave, ku njoftoi se ishte marrë i pandehur.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments