10.5 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeZbulohet data e konferencës së parë ndërqeveritare për RMV-në

Zbulohet data e konferencës së parë ndërqeveritare për RMV-në

Konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 19 korrik.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.

Të shtunën, deputetet e Maqedonisë së Veriut miratuan në parlament propozimin francez për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian

Propozimi mori 68 votat e mazhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Këta të fundit kanë paralajmëruar një protestë kundër këtij propozimi.Propozimi francez përcakton se kërkesat e Bullgarisë për të futur në kushtetutën maqedonase minoritetin e saj të kryhet pas mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe hapja faktike e negociatave të ndodhë pasi këto ndryshime të kryhen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments