11.3 C
Tetovo
E shtunë, 26 Prill, 2025
BallinaLajmeZbulohen keqpërdorime me tokën bujqësore shtetërore, autoritetet thonë se ka keqpërdorime edhe...

Zbulohen keqpërdorime me tokën bujqësore shtetërore, autoritetet thonë se ka keqpërdorime edhe me subvencionet

 Janë zbuluar keqpërdorime në më shumë se 2000 hektarë tokë bujqësore që shteti i ka dhënë me koncesion, ndërsa inspektorati do të vazhdojë kontrollet për të siguruar që toka të arrijë te bujqit e ligjshëm, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë vizitës së sotme në Prilep.

“Nga kontrollet që kemi kryer që nga dita e parë e marrjes së Ministrisë, bëhet fjalë për rreth 2000 hektarë që janë zbuluar, por ka edhe keqpërdorime me subvencionet që janë përdorur nga shteti në mënyrë të paligjshme. Kontrolli i inspektoratit për keqpërdorim është i vazhdueshëm”, tha Tripunovski.Shtoi se shteti vazhdon të shpërndajë tokë bujqësore shtetërore me koncesion, të cilën do ta kultivojnë dhe prodhojnë bujqit e vërtetë.

“Përfunduan pesë thirrjet publike që u vunë në dispozicion në dhjetor dhe janar. Tashmë janë përgatitur marrëveshjet dhe po u dërgohen bujqve. Një ndarje e re e tokës pritet në qershor ose korrik”, tha ministri Cvetan Tripunovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments