7.6 C
Tetovo
E shtunë, 29 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaZbulohen detaje, Suedia do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me 30 miliardë...

Zbulohen detaje, Suedia do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me 30 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

Suedia po planifikon një rritje në shpenzimet e mbrojtjes në 3.5 për qind të PBV-së së saj, në përputhje me atë që kryeministri i vendit pret të jetë një objektiv i ri i shpenzimeve në të gjithë NATO-n.

Ulf Kristersson tha në një konferencë shtypi se “supozimi i tij i kualifikuar” është se NATO do të vendoste objektivin prej 3.5 për qind në samitin e aleancës në korrik.

Dhe Suedia tashmë po planifikon të arrijë këtë pikë “brenda pesë viteve”, tha ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Masa e Stokholmit, megjithatë, vjen me një kosto të madhe prej 300 miliardë SEK (rreth 30 miliardë dollarë – apo rreth 28 miliardë euro), të cilat vendi planifikon të marrë hua nëse propozimi miratohet nga parlamenti.

Legjislacioni do të paraqitet më 15 prill dhe do të votohet deri më 20 qershor, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

Shpenzimet aktuale të mbrojtjes të Suedisë janë në 2.4 për qind të PBV-së – tashmë mbi objektivin prej 2 për qind të NATO-s – me plane për ta rritur atë në 2.6 për qind deri në vitin 2028.

Ndërsa “Moderaty Party” në pushtet ka një koalicion me “Sweeden Democrats” në parlament, ata synojnë të kërkojnë mbështetje të gjerë për nismën.

Kristersson ishte i sinqertë në lidhje me motivimet e tij, duke pranuar se rritja ka për qëllim pjesërisht ruajtjen e marrëdhënieve të forta me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk dua që ne të veprojmë në një mënyrë që minon mundësinë e bashkëpunimit transatlantik. Por ne gjithashtu nuk mund të supozojmë ose marrim si të mirëqenë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të veprojnë në Evropë siç kanë vepruar gjatë 80 viteve të fundit”, ka thënë ai, duke shtuar se disa deklarata dhe lëvizje nga administrata Trump janë “mjaft të vështira për ne në Evropë për t’i kuptuar tani”.

“Kjo do të përfaqësonte një fuqizim të rëndësishëm të NATO-s evropiane. Të mos harrojmë se është NATO-ja evropiane që po testohet tani”, ka shtuar Kristersson.

Është shumë herët për të specifikuar se si do të ndahen fondet, megjithëse supozohet se bëhet fjalë për drone, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments