-7 C
Tetovo
E martë, 18 Mars, 2025
BallinaKurioziteteZbulohen 128 hëna të reja të Saturnit

Zbulohen 128 hëna të reja të Saturnit

Zbulohen 128 hëna të reja të Saturnit, duke shënuar një rekord të ri në sistemin diellor. Kështu planeti i unazave ka një total prej 274 satelitësh natyrale në orbitë, duke kaluar edhe Jupiterin që ka 95 hëna.

Lajmi është bërë i ditur nga Unioni Astronomik Ndërkombëtar dhe të dhënat teknike janë të disponueshme mbi platformën arXiv njëkohësisht së shpejti do publikohet edhe në Planetary Science Journal.

Nga vrojtimet, pas një pune disa vjeçare dhe konfirmimeve, 128 hënat e reja të zbuluara kanë forma jo të rregullta dhe gjenden rreth planetit të tyre që në kohët e krijimit të sistemit tonë diellor. Kanë përmasa prej pak kilometrash dhe sipas astrofizikantëve mund të jenë pjesë të satelitëve më të mëdhenj në origjinë, të cilët kanë pësuar përplasje të dhunshme me kometa apo trupa qiellorë të tjerë.

Sipas astrofizikantëve, numri i lartë i satelitëve të vegjël rreth Saturnit, në krahasim me ato të medhatë, mund të ketë ardhur si pasojë e shpërthimeve të mëvonshme nga krijimi, të paktën rreth 100 mln vite më parë, periudhe kjo relativisht e afërt në terma astronomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments