-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 8 Shkurt, 2025
BallinaLajmeZbulohen 11 kilogramë opium në Veles, hapet hetim për trafik të paligjshëm...

Zbulohen 11 kilogramë opium në Veles, hapet hetim për trafik të paligjshëm të narkotikëve

Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike”.

I dyshuari 54-vjeçar, në oborrin e një shtëpie në Veles, ilegalisht mbante gati 11 kilogramë lëndë narkotike opium, e paketuar në disa pako më të vogla. Droga u gjet dhe u konfiskua gjatë kontrollit.

Prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Veles për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me qëllim sigurimin e tij gjatë procedurës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments