Akuzat se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë absurde, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova.
“Ishte e vështirë të mos vërehej në mesazhet me video të përhapura të politikanëve perëndimorë, përfshirë krerët e qeverive dhe ministrat, gjatë fushatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Ata haptas dhe me këmbëngulje u bënë thirrje votuesve në Maqedoninë e Veriut që të votojnë një parti ose një tjetër. Në sfondin e kësaj ndërhyrje të huaj në punët e një shteti sovran, spekulimet për praninë e një ndikimi të caktuar rus janë absolutisht të pabaza dhe duken plotësisht absurde”, tha Zaharova.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse i ka akuzuar vendet perëndimore për standarde të dyfishta, pasi pretendojnë se Rusia po ndërhyn, ndërsa liderët e tyre janë përpjekur hapur të ndikojnë në zgjedhjet e vendit.tv21
Sipas saj, janë shprehur dyshime dhe akuza të paqarta kundër Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë “presioni i drejtpërdrejtë perëndimor mbi qytetarët e Maqedonisë sw Veriut paraqitet si diçka legjitime”.