6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi si Pinokio, herë kështu, e herë ashtu, pastaj 100 herë kërkon...

Zaevi si Pinokio, herë kështu, e herë ashtu, pastaj 100 herë kërkon falje

Ish kryeministri Zoran Zaev do mbahet mend për qëndrimet e tij të lëkundura dhe në raport me BDI -në vetëm një ditë më pas ka gëlltitur ato që ka thënë duke hëngër vetë fjalët e tij duke kërkuar më pas falje parreshtur. Ai ka humbur deri tani të gjitha betejat me BDI -në dhe kjo e ka çorientuar politikisht.

Zoran Zaev për të marrë sa më shumë vota te shqiptarët, dëshiron të përdorë taktika të reja duke dashur të përvetësojë të arriturat e BDI-së për çështje thelbësore përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Kreu i LSDM së po përdorë këtë fushatë deklarata të rrejshme duke dashur që për përfitime elektorale te shqiptarët të merr ai meritat rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke thënë se ata përfunduan pjesën zyrtare-juridike të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, frymën e marrëveshjes për ta përfshirë atë për të gjithë, në mënyrë të barabartë me të drejtat dhe detyrimet para shtetit.
Zaev gënjen haptazi dhe për këtë çështje kaq të rëndësishme për shqiptarët që ka vulën e BDI së do që t’ia merr meritat për një çështje që e dijnë të gjithë duke dashur që të nxisë edhe përçarje më të thella në këtë drejtim në luftën e ashpër që ai po bën kundër BDI së me gjithë makinerinë e tij prej propagande të ulët.

“Sot, BDI dhe Ahmeti gënjejnë se e sollën atë, mund ta kishin sjellë ndërsa ishin me VMRO-DPMNE, por nuk patën guximin. Sot, me atë Ligj, as maqedonasit, as serbët, as vllehët nuk kanë humbur asgjë” është shprehur Zaev. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments