3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi: Sela e anuloi takimin për shkak se iu morën kompetencat Taravarit

Zaevi: Sela e anuloi takimin për shkak se iu morën kompetencat Taravarit

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se lideri i Aleancës së Shqiptarëve Ziadin Sela në shenjë revolte për shkak të marrjes së ingerencave në arsim të kryetarit të Gostivarit e ka anuluar takimin e sotëm në të cilin duhej të bisedohej për sigurimin e mbështetjes për kandidat koncensual për president të shtetit.

Zaev len hapësirë për komunikim të mëtutjeshëm dhe siç thotë, e kupton revoltën, por ligjet duhet të zbatohen.

“U dëgjova me zotëri Ziadin Selën. Në shenjë revolte për shkak të marrjes së kompetencave në arsim të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravarit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ai e anuloi takimin. Shpresoj, se lëmë hapësirë për komunikim sepse kjo është me rëndësi. Unë punoj edhe me vetë Ministrinë, ligjet duhet të zbatohen gjithsesi, t’i shohim bazat pozitive të vetë ligjeve”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, pas lëshimit në përdorim të sallës së re për shërbime publike nga më shumë institucione.

Ai thotë se një ish kryetar komune është i vetëdijshëm se çka nënkupton marrja e kompetencave për cilëndo komunë pa marrë parasysh a është ajo Struga, Kumanova, Gostivari…dhe paralajmëroi se do të kërkohet zgjidhje në takimin e përbashkët me kryetarin e Gostivarit dhe ministrin e Arsimit.

“Përmes komunave kompetencat e decentralizuara duhet të jenë më afër qytetarëve por gjithsesi edhe ligji duhet të respektohet. Kur këto aspekte i ka vetëm ministri i dikasterit për mua mbetet që të punoj si kryeministër dhe në takim të përbashkët mes kryetarit të komunës dhe ministrit të gjej zgjidhje”, tha Zaev duke theksuar se Gostivari është një nga qytetet më të mëdha në shtet dhe se nuk do të lejojë dallimet politike të jenë pengesë për zhvillim në cilindo mjedis.

“E kuptoj revoltën, më vjen mirë që u dëgjuam me Ziadin Selën dhe sipas gjitha gjasave do të gjejmë mënyrë tjetër të komunikimit e cila do të na përafrojë drejtë këtij vendimi të rëndësishëm për shtetin. Mbetem optimist. Nuk mund të them se a jam i sigurt për shkak se së pari vijojnë vendimet e organeve dhe trupave të subjekteve politike me të cilat jam takuar dhe me të cilat do të takohem”, deklaroi Zaev, duke theksuar se pret shtytje pozitive për gjithë procesin edhe në takimin e nesërm me Bilall Kasamin nga BESA.

Besoj, theksoi Zaev, se edhe një herë do t’i dërgojmë porosi presidentit të ardhshëm të shtetit që të sillet me përgjegjësi të njëjtë para secilit qytetar.SHPËRNDAJE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments