Lajmi interaktiv
Strategjia komuniste e internacionalizmit po rringjallet tek LSDM-ja e Z.Zaevit por e shprehur me metoda te njejta,te modifikuara me raste , pra parimi komunist se populli shumice duhet te kujdest per popullin pakice ,ne te vertete ne nje shtet ku prej 2001 nuk ka regjistrim te popullates nuk dihet kush jane shumice dermuese ,pra jo shumice e thjeshte .Po na rringjallin vellazrim-bashkimin e Titos ja populli qe eshte bartes i shtetformesise kushtetuese po dhuron me zemergjeresi nje post popullit qe nuk eshte shtetformues.Kjo do te perdoret sikur shpata me dy teha LSDM per tu treguar dhe per te perfituar vota te shqiptaret e luhatur ne votime per shkak te BDI-se se koruptuar dhe garniturave banditeske -tenderbegave 20 vjeqar te pangopur .Ndersa BDI me logjike katundareske e detyruam LSDM-ne te na e jep postin .A ne te vertete te dy palet edhe LSDM edhe BDI e dijne se po rrejne ,te dyja grupacionet politike e dijne se sipas kushtetutes dhe marreveshjes se Ohrit keto dhe shume poste tjera i mbajne partite maqedonase duke shkelur qelsin e ballansit ndernacional dhe parimet baze te Kushtetutes Premtim para zgjedhjeve per president qe eshte shkelje e rregullores per moshapje premtimesh si kampanje parazgjedhore .Pra LSDM dhe BDI ende luajne ne karten e dhenies se te drejtave te matura me milimetra qe me shume i konvenon BDI-se per te ndenjur edhe 20 vite tjera ne koalicione ne pushtet qofte me VMRO-DPMNE qofte me LSDM …
lajmi aktiv qe qarkullon
aktuale.mk
Zaev i premton Ahmetit që guvernatori i ardhshëm i bankës qendrore të jetë shqiptar !?
28/02/2019
Kryeministri Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë pajtuar që në shkëmbim të përkrahjes së BDI-së për kandidatin e përbashkët nga radhët e LSDM-së apo të afërt me të, partia më e madhe shqiptare ta merr postin postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut, thanë sot burime qeveritare për Zhurnal.mk.
Burime nga koalicioni qeveritar, të cilat kërkuan që të mbesin anonime thanë se Zaev dhe Ahmeti tashmë janë pajtuar se cili do të jetë kandidati i përbashkët për zgjedhjet e 21 prillit dhe emrin e të njëjtit do ta bëjnë publik të premten, ashtu siç ka paralajmëruar kreu i BDI-së.
E në shkëmbim të kësaj, Zaev e i ka premtuar që të plotësojë kërkesën dhe synimin e kamotshëm të BDI-së që një shqiptar të jetë në krye të Bankës Qendrore të vendit, tha për Zhurnal.mk i njëjti burim.
Governatorja e tashme e bankës qendrore është Anita Angelovska-Bezhoska e cila e mori detyrën në muajin maj të vitit 2018 pas miratimit të kandidaturës së saj nga parlamenti.
Në rast se konfirmohen pohimet e këtij burimi për këtë kompromis midis Zaevit dhe Ahmetit, megjithatë mbetet e pa qartë nëse i preferuari i BDI-së për postin më të lartë në bankën qendrore do të duhet të pres vitin 2025, kur i skadon mandati 7-vjeçar Angelovka-Bezhoska-s, apo do të krijohet ndonjë situatë nga partnerët qeveritar që governori i ardhshëm të zgjedhet nga parlamenti edhe më herët.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, më herët ka qenë e interesuar që Fatmir Besimi, ish-ministër i ekonomisë e i mbrojtjes, e tash këshilltar i Zaevit, të jetë në krye të bankës qendrore të Maqedonisë së Veriut.