Kryeministri Zoran Zaev, ka paralajmëruar takim liderësh, pasi që ka kërkuar VMRO-DPMNE në lidhje me statusin dhe ardhmërinë e Prokurorisë Speciale,
Kryeministri tha se në takimin e liderëve do të diskutohet edhe për ligjet reformuese dhe zgjedhjet presidenciale.
“Gjithsesi, koha është që të mbajmë takim liderësh. Një për shkak të reformave dhe ligjeve reformuese në Kuvend, e dyta, për shkak të zgjedhjeve presidenciale që vijnë dhe e treta është e rëndësishme që të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura. Besoj se në kohë sa më të shkurtër kohore do ta mbajmë atë takim liderësh”, thotë Zaev.
Ligji i ri për Prokurorinë Speciale me të cilën rregullohet statusi i PSP-së, i cili kaloi në seancë qeveritare, në dispozitat përfundimtare parashikon që “bombat” do të vlejnë vetëm për lëndët për të cilët Prokuroria Speciale i ka hapur deri më 20 qershor të vitit 2017. Kjo nënkupton që pas atij afati, “bombat” nuk do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore.
Kur të miratohet plotësisht Propozim-ligi për Prokurorinë Publike, Prokuroria Speciale Publike, do të mund që t’i përdorë bombat si dëshmi vetëm në 20 lëndë. Fakti që në shumicën e lëndëve nuk do të përdoren bombat si dëshmi, kryeprokurorja e Speciales Katica Janeva tha se disa të akuzuar mund të shpëtojnë, por edhe mund të shtohen të akuzuar të tjerë.
Propozoi-ligji parashikon se materialet e përgjuara të cilat nuk do të dorëzohen në gjykata, do të ruhen në PSP një vit pas mbarimit të plotfuqishëm të të gjitha procedurave gjyqësore. Për votimin e ligjit në Kuvend është e nevojshme shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht 80 deputetë. Parahetimet e PSP-së do t’i udhëheqin Prokuroritë, pavarësisht prej kompetencave.