11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi për pastrimet e funksionarëve: Edhe qytetarët ta pranojnë përgjegjësinë e tyre

Zaevi për pastrimet e funksionarëve: Edhe qytetarët ta pranojnë përgjegjësinë e tyre

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev sot ka sqaruar paralajmërimin e tij se do të ketë pastrim të funksionarëve shtetërorë, sepse siç tha ai, porosia e qytetarëve ka arritur te ai,

Duke folur më tej, Zaevi tha se edhe qytetarët duhet ta pranojnë përgjegjësinë, dhe të dalin të votojnë më 5 maj.

Sa i takon mundësisë së bojkotimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Zaevi tha: “Nuk besoj se do të bojkotojë opozita, por as edhe pushteti nuk do të bojkotojë”.

“Jam mirë i informuar, dhe di ta dëgjoj atë që e flasin qytetarët. Porosia erdhi te unë, ndryshime do të ketë, dhe kjo duhet të arrijë edhe deri te bartësit e funksioneve, sikur deri te ata aktual, por edhe ata që do të vijnë pas tyre. Edhe qytetarët duhet ta pranojnë përgjegjësinë, dhe të dalin të votojnë në rrethin e dytë, më 5 maj”, tha Zaevi.

Përndryshe, kjo deklaratë e Zaevit vjen pasi që pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, 21 prill 2019, në tubimin e ditës së nesërme në Karposh, ai paralajmëroi se do të ketë pastrim të funksionarëve shtetërorë që dështuan, ndërkaq tha se nuk duhet të dënohet shteti për shkak të dobësive në pushtetin qendror dhe lokal.

Kjo vjen për shkak se më 21 prill, kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski pati dallim shumë të vogël të votave, gjegjësisht 4606 vota më shumë kundrejt kandidates së VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments